Lajme

Më shumë se gjysma e rezervave të Bankës Qendror të Rusisë do të bllokohen

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 27 February 2022

Më shumë se gjysma e rezervave të Bankës Qendror të Rusisë do të bllokohen si pjesë e sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian kundër RUSISË.

Kjo është bërë e ditur nga Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Duke folur bashkë me shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në Bruksel, Borrell deklaroi se do të sigurojnë miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.

-Advertisement-

Ndryshe shumë rusë janë parë sot para bankomateve bankare duke pritur në radhë të gjata.

“Me këto masa më shumë se gjysma e rezervave të bankës së Rusisë do të bllokohen”, tha Borrell.

Sipas paketës “bankat e rëndësishme ruse do të përjashtohen nga sistemi SWIFT”, deklaroi Von Der Leyen.

Masat kundër vendit fqinj Bjellorusia gjithashtu do të përforcohen, sipas Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera