Lajme

Më shumë se 800 mijë euro dëmshpërblim për aksidentin tragjik në Maqedoni të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 March 2019

Më shumë se 800,000 euro dëmshpërblim do të duhet të paguajë kompania e sigurimit “Eurosig” për të lënduarit dhe familjet e të ndjerëve në aksidentin tragjik në fshatin Llaskarclë.

Sipas Klime Poposkit nga Agjencia për mbikëqyrjen të sigurimeve, shuma maksimale për dëmet e shkaktuara nga autobusi është 675 mijë euro.

Sipas Ligjit për Sigurim të Detyrueshëm, në mënyrë plotësuese në bazë të polisës për udhëtarë në transportin publik, mund të paguhen 200,000 euro, kështu që parashihen 4,500 euro për raste që përfundojnë me vdekje, 9,000 euro për invaliditet të përjetshëm dhe 2,000 euro për lëndime dhe trajtim. Ai pret që shuma e përcaktuar me ligj të paguhet.

-Advertisement-

“Kemi shuma të kufizuara që janë të përshkruara në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm. Dëmet e shkaktuara nga autobusi, shuma maksimale për një rast sigurimi mund të arrijë në 675 mijë euro. Nëse të dëmtuarit kanë bazë dhe kërkojnë më shumë se kjo shumë maksimale për dëm, atëherë ata mund dëmin ta kërkojnë nga shkaktari i dëmit” – tha Klime Poposki, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve

Sipas tij, kjo do të jetë një nga dëmshpërblimet më të mëdha viteve të fundit.

Dëmshpërblimi më i lartë deri më tani është ai për aksidentin e helikopterit, ndërsa vitin e kaluar dëmshpërblimi më i madh ka qenë në vlerë prej 570 mijë euro për një person juridik. Poposki tha se vitin e kaluar janë paguar gjithsej 63 milionë euro, një rritje prej 9.5% në vit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve vitin e kaluar, është lidhur polisë për sigurimin e jetës prej 300,000 eurosh, që paraqet shumë më të lartë të sigurimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera