Lajme

Më shumë se 400 policë sigurojnë zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 16 May 2019

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës në Rajonin Verior, Zheljko Bojic, ka thënë se do të jenë mbi 400 oficerë policie që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Më 19 maj, katër komunat veriore të Kosovës pritet të hyjnë në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubim Potok.

-Advertisement-

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, patën dhënë dorëheqje më 27 nëntor të 2018-ës, pas rritjes së masës mbrojtëse nga 10 në 100 për qind për produktet serbe, shkruan gazeta inFokus.

Kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit nga Lista Serbe është Zoran Todiq, për kryetar të Zubin Potokut Srdjan Vuloviq, për kryetar të Zveçanit Vuçina Jankoviq si dhe për Mitrovicës të Veriut Goran Rakiq.

Përveç Listës Serbe, në zgjedhjet për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin dhe Zubin Potokun do të marrin pjesë edhe dy subjekte politike shqiptare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera