Lajme

Më shumë se 250 mijë armë mbesin në duar të qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 20 December 2018

Më shumë se 250 mijë armë ende mbeten në duart e qytetarëve e që paraqesin rrezik të madh.

Për ta zvogëluar numrin e armëve dhe rrezikun që vjen nga to, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNDP-në, ka nisur fushatën për legalizimin e armëve, raporton KTV.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, legalizimin e armëve e quajti si proces të ndjeshëm. Ai tha se kjo është shumë e nevojshme, pasi që sjell më shumë siguri në vend.

-Advertisement-

Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, foli për afatet kohore të dorëzimit, si dhe për legalizimin e armëve.

Ai përmendi se vetëm gjatë këtij viti janë kryer 31 vrasje me armë zjarri.

Ndërsa, Alessanda Roccasalvo , përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tregoi për mbështetjen financiare të fushatës që po e bën kjo organizatë bashkë me disa partnerë.

“Në tërë botën posedimi ilegal po merr jetë dhe e pengon zhvillimin ekonomik, jemi në vitin 2018 dhe nuk duhet të ketë armë ilegale. UNDP-ja është e përkushtuar për promovimin e konceptit të sigurisë njerëzore. Do ta mbështesim Kosovën në çdo hap”, ka thënë Alessandra Roccasalvo nga UNDP.

Kosova për herë të parë ka nisur një fushatë të tillë për legalizimin e armëve.

Legalizimi i armëve do të zgjasë për gjashtë muaj brenda vitit kalendarik në momentin që ligji hyn në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera