Lajme

Më shumë se 15 mijë njerëz të zhdukur nga lufta në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 25 November 2022

Më shumë se 15 mijë njerëz janë zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, ka thwnw një zyrtar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Organizata me bazë në Hagë, e krijuar në vazhdën e luftërave ballkanike të viteve 1990, hapi një zyrë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në korrik për të ndihmuar Ukrainën për të dokumentuar dhe gjurmuar personat e zhdukur.

Matthew Holliday, drejtori i programit të ICMP për Evropën, tha se ishte e paqartë se sa njerëz ishin transferuar me forcë, po mbaheshin në paraburgim në Rusi, ishin gjallë dhe të ndarë nga anëtarët e familjes së tyre, ose kishin vdekur dhe ishin varrosur në varre të improvizuara.

-Advertisement-

Procesi i hetimit të të zhdukurve në Ukrainë do të zgjasë me vite edhe pas ndalimit të luftimeve, tha Holliday për agjencinë e lajmeve Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera