Më shumë se 1 milion dëme në bujqësi nga vërshimet e janarit, bujqit presin kompensim

Autori: Gazeta inFokus
16:46 | 27 May 2023
Vërshimet e muajit janar që kishin përfshirë komuna të ndryshme të Kosovës, pas vete lanë dëme edhe në bujqësi. Sipas Komisionit Qendror për Vlerësimin e Dëmeve, vlera e dëmeve që ishte shkaktuar në tetë komuna ishte mbi 1 milion euro. Bujqit ankohen se kompensimi i dëmit nuk është bërë ende. Ndërkohë, nga Qeveria nuk kanë treguar për Radio Kosovën nëse është bërë kompensimi.
Nga vërshimet e janarit dëme kanë pësuar bujq nga Skenderaj si komuna më e goditur nga vërshimet, por dëmet nuk kanë munguar as në komunat e tjera.
E ndërkohë ende kompensimi i këtyre dëmeve nuk ka filluar.
Komisioni Qendror për Vlerësimin e Dëmeve ka thënë se tashmë e ka përfunduar raportin për dëmet në komunat: Skenderaj, Klinë, Podujevë, Pejë, Junik, Deçan, Istog dhe Mitrovicë e Veriut.
“Vlera e dëmit të shkaktuara në bujqësi nga vërshimet e janarit 2023 në komunat e lartcekur është pak më shumë se 1 milionë e 84 mijë euro. Raportin e kemi dorëzuar në zyrën e arkivit të Kryeministrisë dhe nuk kemi informata se a është bërë ndonjë kompensim”, ka thënë nëpërmjet emaili, Kastriot Lajqi – kryesues i Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve.
Radio Kosova ka pyetur edhe Zyrën e Kryeministrit nëse është bërë kompensimi i dëmeve të shkaktuara në bujqësi. Por, përkundër interesimit dhe pritjes disa ditore nga ky institucion nuk janë përgjigjur.
Se akoma nuk janë kompensuar bujqit e thotë kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri. Kompensimi i dëmeve është shumë i nevojshëm thotë ai, teksa shton se nuk e di se kur mund të ndodhë kjo.
“Nëse nuk kanë mjete për kompensimin e dëmeve më mirë do të ishte që Ministria e Bujqësisë të dalë publikisht dhe të thotë se nuk kemi mjete me iu dalë në ndihmë bujqve dhe bujqit të llogarisin në forcat e veta për gjetjen e rrugëdaljeve sipas mundësive që kanë. Mirëpo, në mungesë të informacioneve bujqit kanë mbetur në pritje të kota të cilat po i çojnë në mos zgjidhjen e problemeve”, tha ai.
Edhe profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, thotë se bujqit e dëmtuar duhet kompensuar.
“Shkalla e dëmeve duhet të kompensohet për vlerën që ka pësuar fermeri. Ministria duhet t’i kompensojë ata që janë dëmtuar, gjithmonë konform monitorimit në terren, real e faktik”, tha ai.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë paralajmëroi se së shpejti pritet të kompensohen fermerët e dëmtuar nga vërshimet e janarit.

Të tjera
-
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e...
-
Kusari-Lila: Vetëm vizioni i qartë dhe respektimi i Kushtetutës mund të çojnë përpara vendin
Para nisjes së seancës së 38-të të Kuvendit të Kosovës, deputetja e betuar e ...
-
Shoqëria Civile sërish protestë para Kuvendit
Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë sërish një performancë sim...
-
Albulena Haxhiu: Nëse në votim të fshehtë nuk i marr 61 vota, tërhiqem prej kandidaturës
Albulena Haxhiu ka bërë fushatë në konferencë për media. Ajo ka thënë se d...
-
Pamje një ditë pas zjarrit në Emshir, ekipet Emergjente ishin në aksion deri në orët e vona
Një ditë pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë, ...
-
Kurti: Përballë armikut, më nuk është Kosova e dikurshme
Më nuk është Kosova e dikurshme – thotë Albin Kurti para rekrutëve të FSK-së....
-
Vendimi i Kushtetueses, SHBA-ja bën thirrje që të krijohet Qeveria me të cilën do të bashkëpunojë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vend...
-
Glauk Konjufca: Obligimi për konstituim të Kuvendit është i të gjithëve, çka ka bërë opozita?
Deputeti Glauk Konjufca ka prezantuar qëndrimin e VV-së për aktgjykimin e Gjy...
-
Përleshen mes vete vjehrra me nusen në Prishtinë, arrestohen
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë. Nj...
-
Të shtëna me armë pas mesnate në Prishtinë, konfiskohen tetë gëzhoja
Të shtëna armësh janë raportuar mesnatën e së enjtes në rrugën “Bekim Fehmiu”...
-
Hetohet vdekja e një foshnje 3-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit
Një foshnjë 3-javëshe ka vdekur në fshatin Kostercë të Skenderajt. Vdekja ...
-
Konjufca për aktgjykimin e Kushtetueses: Gjykata paralajmëroi, nuk është një instruksion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe kandidatja e kësaj pa...