Lajme

 “Më shumë rrinë në profilin tim sesa merren me punët e tyre” – Ministrja Haxhiu gọdet Prokurorinë Speciale

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 23 July 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Prokuroria Speciale po tenton ta pengoj atë në kryerjen e detyrave të saj.

Në një deklarim pas intervistimit nga Prokuroria, Haxhiu ka akuzu organin e akuzës se më shumë rrinë në profilin e saj në Facebook, sesa që kryejnë punën e tyre.

“Prokuroria rri më shumë ne profile të mia në rrjete sociale sesa që merret me punë me përgjegjësitë që ka. Është për t’u duartrokitur që më përcjellin edhe në debate televizive”, ka theksuar Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se më e udhës ka qenë e që Prokuroria “të më ftoj si bashkëpunim.”

“Përpjekjet e tyre tregojnë shumë për qasjen që kanë, por edhe motivet që mund të kenë. Të tjerat s’po i paragjykoj njëherë. Njëra nga pyetjet që më është parashtruar: çka ke menduar ti me ndikimin e Serbisë me burgjet e Kosovës? Mund të hyni në Facebook nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Kjo nuk qëndron, këtë e ka thënë PDK dhe ca analistë, që qëllimshëm kanë keqinformuar opinionin”, ka ka thënë ajo. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera