Rozë

“Me shëru zemrën …”, Elijona rikthehet në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 16 April 2026

Pas një muaji shkëputjeje totale nga rrjetet sociale, Elijona, ish-finalistja e dashur e “Big Brother VIP Kosova”, është rikthyer pranë ndjekësve të saj me një mesazh plot emocion. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se humbja e xhaxhait të saj e kishte prekur thellësisht, duke e bërë këtë periudhë mjaft të rëndë për të dhe familjen e saj.

Elijona u shpreh se ky muaj larg vëmendjes publike ishte i domosdoshëm për të gjetur qetësinë shpirtërore.

“Këtë muaj e kam marrë për veti edhe për familjen tem, me u qetësu pak, me shëru zemrën edhe me e gjet prap veten,” shkroi ajo, duke falënderuar publikun për mesazhet e ngrohta, ngushëllimet dhe mbi të gjitha për durimin e treguar gjatë kohës që ajo kishte nevojë për privatësi.

-Advertisement-

Pavarësisht dhimbjes, ish-banorja e BBVK theksoi se tashmë ndihet më e gatshme se kurrë për t’u rikthyer në aktivitetet e saj të përditshme.

Ajo rikonfirmoi synimin e saj kryesor: të motivojë vajzat e reja që të ecin përpara pavarësisht sfidave të jetës. “

Tash jam prap këtu, ma e qetë, ma e fortë edhe ma aktive se kurrë,” përfundoi ajo, duke u premtuar ndjekësve një kapitull të ri plot energji.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy