Rozë

Me shenja të koronavirusit: Aktori turk tregon gjendjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 09 April 2020

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug, pak ditë më parë shfaqi shenja të koronavirusit dhe u dërgua menjëherë në spital.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai tha se gjendja e tij ishte e mirë dhe ishte në pritje të rezultatit të analizave.

Ndonëse shfaqi shenja të pneumonisë, ai njoftoi fansat e tij se testi kishte dalë negativ dhe pas një jave ka dalë nga spitali.

-Advertisement-

Mediat turke raportojnë se mbrëmë në mesnatë Kivanç ka lënë spitalin dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ai zgjodhi të dilte në një orë të vonë në mënyrë që të mos fotografohej nga paparacët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera