Lifestyle

Me seks mund t’i thoni STOP plakjes

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 31 May 2021

Seksi nuk është vetëm argëtim dhe lojë. Shkenca thotë se ka shumë përfitime të pabesueshme shëndetësore.

Marrëdhëniet seksuale mund të lehtësojnë stresin, përmirësojnë gjumin, ulin presionin e gjakut, rrisin imunitetin tuaj dhe sigurisht që ju ndiheni më të lidhur me partnerin.

Tani, studimet na tregojnë se lajmi i mirë nuk është vetëm ky: Të kesh marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë mund të të ndihmojë të jetosh edhe më gjatë.

-Advertisement-

Për një javë, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko gjurmuan jetën seksuale të një grupi prej 129 nënave që ishin në një marrëdhënie.

Pjesëmarrësit dhanë raporte ditore për kënaqësinë e tyre, si dhe se sa shpesh ata kryenin marrëdhënie me partnerët e tyre.

Studiuesit gjithashtu morën mostra të gjakut nga gratë, duke analizuar qelizat për treguesit e plakjes.

Kur krahasuan raportet e grave me mostrat e tyre të gjakut, ata gjetën një fakt interesant.

Nënat që kishin marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre të paktën një herë gjatë javës kishin “telomere”, që mbron ADN-në, që zgjaste më shumë sesa ata që kryenin marrëdhënie më pak. Seksi gjithashtu ndikon në lumturinë e marrëdhënies tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera