Lajme

Me rroba të punës, sindikalistët e Trepçës arrijnë në Kuvend: Jeta e minatorëve është në rrezik nga greva

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 31 Tetor 2023

Sindikalistët e Trepçës dhe tetë përfaqësues të ndërmarrjes kanë nisur takimin me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë se jeta e minatorëve është duke u rrezikuar.

“Po hymë në ditën e tetë të grevës. Jeta e minatorëve është duke u rrezikuar
Kemi shumë persona që kanë kërkuar ndihmë. Kjo duhet të shkoj përtej politikës sepse është obligim i juaji dhe i joni që të gjindet një zgjidhje. Kërkesat tona janë ato tri kërkesa dhe nuk kanë ndryshuar. Këto kërkesa janë stoike dhe minatorët janë të palekundër. Edhe një herë ju bëj thirrje që sot të dalim menjë zgjedhje”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy