Sport

Me rezultate befasuese mbyllen tri ndeshjet e Superligës

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 30 September 2020

Kanë përfunduar tri takimet e elitës së futbollit kosovar, të cilat janë zhvilluar në kuadër të javës së katërt, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani e ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 3-1, në sfidën e luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Golat për suharekasit i shënuan Mirlind Daku 2x dhe Blend Baftiu, ndërsa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Arbnor Ramadani.

-Advertisement-

Drita e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligë, pasi e ka mposhtur Besën me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Golat për ‘bardhekaltërit’ i shënuan Kastriot Rexha 2x dhe Hamdi Namani, ndërsa për pejanët realizoi Gentrit Salihu.

Fitore befasuese në shtëpi ka shënuar Trepça ’89 që ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për ‘montatorët’ e ka realizuar Arbnor Muja./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera