Sport

Me rezultate befasuese mbyllen ndeshjet e Grupin B, këto kombëtare sigurojnë biletën e fazës së eliminimit direkt

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 21 June 2021

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të Grupit B, të zhvilluara në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Belgjika e ka mposhtur Finlandën me rezultat 0-2, kurse Danimarka ka triumfuar ndaj Rusisë me shifrat 4-1.

Me rezultatet e arritura sonte, Belgjika me 9 pikë dhe Danimarka me 3 sosh janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

-Advertisement-

Kurse, Finlanda ka mbetur e treta me 3 pikë dhe kalimi tutje do të varet nga bilancet e kombëtareve tjera që përfundojnë në vendet e treta.

Nga ana tjetër, Rusia e ka mbyllur grupin e fundit me 3 pikë dhe është përshëndetur nga ky Kampionat Evropian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera