Sport

Me rezultat befasues përfundon pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 21 November 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit që po luhet në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin e Merdarit, 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Të dy skuadrat u treguan të kujdesshme në mbrojtje dhe vetëm për mes kundërsulmeve tentuan të shënonin.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati edhe gjatë pjesës së dytë nga ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Të tjera