Me rënien e temperaturave, në kryeqytet fillon edhe ndotja e ajrit
Autori: Gazeta inFokus
07:50 | 22 December 2021
Si çdo dimër tjetër edhe sivjet matësit e cilësisë së ajrit në kryeqytet tregojnë për ndotje të ajrit, për çka ekspertët e sëmundjeve kronike rekomandojnë qytetarët që të reduktojnë daljet jashtë gjatë ditëve kur vlerat e ndotjes së ajrit janë të larta.
Sipas tyre, kjo në veçanti vlen për personat me sëmundje kronike të cilët mund edhe të kenë komplikime shëndetësore.
Me rënien e temperaturave, në kryeqytet fillon edhe ndotja e ajrit, Doktoresha Antigona Ukehaxhaj, specialiste e Shëndetit Publik IKSHPK-së thotë se gjatë muajve të ftohtë vërehet një tejkalim i koncentrimeve me PM 10 dhe PM 2.5 në disa qytete të Kosovës.
Kjo është pasojë e transportit të mbingarkuar, përdorimit të lëndëve djegëse në amvisëri dhe një përqindje u atribuohet industrive të vogla dhe të më mëdha.
IKSHPK është përgjegjës për informim dhe këshillim të popullatës në çështjet e shëndetit kush dhe si duhet të mbrojë vetveten, dhe institucioni i vetëm përgjegjës për efektet e rrezikshme shëndetësore që lidhen me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit. Duke iu falënderuar projektit të sfidave të mijëvjeçarit, ne tani në ueb faqen tonë kemi të gjitha informacionet e nevojshme mbi Indexin e Cilësisë se ajrit,informata këto qe mund të ketë qasje secili qytetar.
Gent Zeqiri, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se në Strategjinë e Cilësisë së Ajrit 2013- 2022, për secilin sektor që është kontribues i ndotjes së ajrit, janë përcaktuar objektivat specifike dhe masat që do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.
Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja është në fuqi ndërsa draft ligji i ri është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ka kaluar leximin e parë. Udhëzimet Administrative të nxjerra për mbrojtjen e ajrit nga ndotja janë: Udhëzimi Administrativ për normat e cilësisë së ajrit për kriteret për caktimin e pikave monitoruese për cilësinë e ajrit, si dhe Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e Palëvizshme të Ndotjes.
Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rekomandon qytetarët, kur ajri ka vlera të larta të ndotjes të reduktojnë daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për ajrosjen e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































