Lajme

Me receta të reja, kafe e shumë risi në Meridian Kitchen dhe Buka Bakery

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 01 June 2020

Lokacioni juaj i preferuar që ofron shujtat shumë të shëndetshme dhe me shijet unike, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery përveq shërbimit që kanë ofruar deri më tani për ‘take away, nga sot janë hapur me funksionalizim të plotë edhe të ambientit brenda.

Duke marrë parasysh situatën aktuale, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery janë përgatitur paraprakisht që të ofrojnë një ambient me siguri maksimale duke i përmbushur standardet e kërkuara dhe duke ofruar nivelin më të lartë të pastërtisë.

Veç kësaj edhe stafi është i pajisur me të gjitha materialet e nevojshme mbrojtëse për t’ju mbrojtur juve dhe veten!

-Advertisement-

Receta të reja me shije mbresëlënëse, duke filluar nga supat, menytë kryesore si dhe sallata me përbërës të shëndetshëm janë vetëm disa nga produktet risi që tani mund t’i merrni me vete por t’i shijoni edhe brenda ambienteve të Meridian Kitchen dhe Buka.

E gjithashtu, mos harroni që ta ëmbëlsoni veten me Mini Torte Risi nga Buka Bakery me shije karrote, çokollate apo Elizabeta. Smoothie, limonada, ice tea e produkte tjera verore janë disa nga risitë që ju presin në të gjitha pikat e Meridian.

Dhe, për fund të shijoni kafen nga brendi Scharf, shoqëruar me Croissant Royal Gratis si ofertë mirëseardhjeje për sot për të gjithë juve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera