Lajme

Me rastin e ditëlindjes së Rugovës, LDK bënë Homazhe pranë varrit të tij

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 01 December 2019

Të hënën është ditëlindja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili do të përkujtohet për veprimtarinë e tij.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se do të mbajnë homazhe pranë varrit të të ndjerit Rugova, shkruan gazeta inFokus.

“Nesër (e hënë), më datë 2 dhjetor 2019, me rastin e ditëlindjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i tij dhe vizitojnë familjen Rugova.
Homazhet bëhen në orën 10:30, ndërsa vizita të familja Rugova në orën 10:45”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera