Sport

Me protagonist Jamie Vardy, Leicesteri ia ‘terron’ Manchester Cityt

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 27 September 2020

Leicester City e ka shokuar Manchester Cityn, pasi e ka mposhtur si mysafir me rezultat të thellë 5-2, në duelin e vlefshëm për javën e tretë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, Jamie Vardy ishte protagonisti kryesor i ndeshjes.

Sulmuesi anglez realizoi Hat-trick në këtë ballafaqim.

-Advertisement-

Golat Vardy i shënoi në minutat 37’, 54’ dhe 58’, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga James Maddison në minutën e 77’ dhe Youri Tielemans në minutën e 88’.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola i realizuan Riyad Mahrez në minutën e 4’ dhe Nathan Ake në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje Leicesteri renditet i dyti me 6-të pikë, ndërsa City mbetet i 10-ti me 3 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera