Sport

“Më prit, Itali!” Mesazhi i Ibras për Milanin apo Interin?

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 04 December 2019

“Mbërrij së shpejti në Itali, në një skuadër që duhet të fitojë sërish!” Ky është mesazhi i Zlatan Ibrahimovicit, që ua dërgon tifozëve italiane nëpërmjet një një interviste për GQ. Po cilëve tifozëve, më saktësisht? Atyre të Milanit? Gjithçka të bën të mendosh se mesazhi ishte për mbështetësit e “Djallit”, por nuk duhet nxituar. Sepse në fund të fundit, mund të jetë edhe për ata zikaltër, të Interit.

“Do të shkoj te një skuadër që duhet të fitojë sërish e që duhet të ribëjë historinë e saj dhe është në kërkim të një sfidë kundër të gjithëve. Vetëm kështu do të arrij të gjej stimujt e nevojshëm për t’ju befasuar përsëri. Si futbollist nuk bëhet fjalë vetëm për të gjetur një skuadër, janë faktorë të tjerë që ndikojnë. Edhe në interes të familjes sime. Shihemi së shpejti në Itali.”

Ibra mbetet unik dhe si i tillë kërkon të bëjë diçka të pazakontë në Serinë A në moshën thuajse 40-vjeçare.

-Advertisement-

“Dëshiroj të bëj diferencën. Nuk dua të bëj mirë thjesht një apo dy gjëra, por gjithçka. Jam shumë i kënaqur për përvojën që kalova te Los Angeles Galaxy, sidomos për faktin se shumë mendonin që pas dëmtimit nuk do të isha më në gjendje të luaja. Përkundrazi, tregova se mund ta bëj ende diferencën.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera