Lajme

“Me plis në kokë”, Kurti e shijon performancën e ansamblit “Shota”

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 13 June 2023

Mbrëmë për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës është mbajtur koncert me këngë dhe valle shqiptare, në “Turneu ballkanik“ i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV të organizuar nga qyteti i Prishtinës.

Prezent në këtë koncert ka qenë Kryeministri Albin Kurti, i cili me plis në kokë e ka shijuar performacën e grupit “Shota”.

Përveç Kurtit në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi dhe shumë ambsadorë nga shtete tjera europiane.

-Advertisement-

Po ashtu prezent ka qenë edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, drejtorët e të dyja ansambleve, i Kosovës, Mehmed Xhemajli, dhe Maqedonisë së Veriut, Shkodran Tolaj, kryesuesi i Këshillit Drejtues të AKKV “Shota”, Visar Munishi po ashtu shumë personalitete nga jeta politike e kulturore të dyja vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera