Lajme

Me pica shpërndahej dhe kokainë e kanabis, zbulohet baza në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 09 October 2021

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj si dhe një 23-vjeçare që kishte në administrim një piceri për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç si dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash.

-Advertisement-

Shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera