Rozë

“Më pëlqen shumë Graniti”, Fifi flet me lot në sy

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 30 October 2021

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show – BigBrother u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Fifi është përlotur për shkak të situatës që është krijuar në shtëpi dhe ndarjeve të banorëve në grupe.

Teksa, ajo fliste me Beatrixin duke i shpjeguar situatën në të cilën ndodhej, pranë tyre u afrua dhe Graniti.

-Advertisement-

Gjatë bisedës, Fifi e tha hapur se e pëlqen vërtetë Granitin, por nuk mund të jenë asgjë më shumë se shokë.

Ajo tregoi edhe për ngacmimet që i kanë bërë Sheila me Semin duke thënë se pa u bërë 24 orë që kishin rënë dakord për të qenë shokë, ato kishin nisur ta ngacmonin.

“Unë nuk kam luajtur me këtë njeriun këtu. Më pëlqen shumë me të vërtetë. Ama unë me të nuk funksionojmë. Ne funksionojmë si shokë. Unë dhe ky lidhje nuk mundemi dhe kemi bërë ‘deal’ që me mbet shokë. Hala nuk ishin bërë 24 orë dhe çohen 2 shoqet e mia duke e ngacmuar këtë. Ke të drejtë, por pse po e ngacmon? A më ke shoqe? Ndërkohë më parë kemi bërë debat, ne nuk ia ngacmojmë shoqeve as atë me të cilin ka folur me të”, u shpreh Fifi.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera