Lajme

Më pak se një orë nga mbyllja e votimeve, Basha përmes VIP-ave i bën thirrje qytetarëve që të votojnë

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 25 April 2021

Ndonëse na ndajnë më pak se një orë nga mbyllja e votimeve për zgjedhjet parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve.

Pak minuta më parë, ai ka postuar në “Facebook” një video, ku shfaqen disa nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar si blogeri Olti Curri, moderatorja Fiori Dardha, këngëtarja Rozana Radi, aktori Neritan Liçaj dhe shumë emra të tjerë.

Personazhet e famshëm kanë treguar se ata kanë votuar dhe ftojnë të gjithë qytetarët të shkojnë në qendrat zgjedhore.

-Advertisement-

“Voto edhe ti!”, ka shkruar Basha krahas videos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera