Lajme

Më pak se 3 mijë vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 14 December 2021

2 mijë e 892 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, deri tani numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 1 milion e 647 mijë e 674.

-Advertisement-

874 mijë e 41 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.892 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës. Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë  e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera