Rozë

“Më nxori…”/ Cardi B tregon si u sulmua seksualisht nga një fotograf (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 26 September 2019

Cardi B ka folur për herë të parë për një episod të pakëndshëm në jetën e saj. Reperja tregoi se ishte sulmuar seksualisht gjatë një ‘photoshooting’ për një revistë nga vetë fotografi.

26-vjeçarja ishte e ftuar në episodin e ri të emisionit “Untold Stories of Hip Hop”, ku tha se nuk do ta “harronte kurrë” takimin e frikshëm.

“Nuk do ta harroj kurrë se si shkova të bëja foto për këtë revistë dhe fotografi po përpiqej të më afrohej. Ai po thoshte: ‘Ti dëshiron të dalësh në këtë revistë?’, pastaj ai nxori organin e tij gjenital”.

-Advertisement-

Cardi doli menjëherë jashtë në gjendje shoku pas ngacmimit të turpshëm dhe sigurisht që e raportoi ngjarjen te pronari i revistës.


Ylli i hitit “Bodak Yellow” sqaroi se çfarë ndodhi kur shkoi të realizonte fotot për revistën, emrin e së cilës nuk e përmendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera