Lajme

Me numrin 66 Lendita Bekteshi synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 11 December 2024

Lendita Bekteshi, nënkryetare e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Kosovës, duke marrë numrin 66.

Ajo thotë se synon të sjellë përvojën dhe angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve.

Bekteshi është gjithashtu anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën dhe organizimin e partisë.

-Advertisement-

Ajo aktualisht drejton Drejtorinë e Administratës në Komunën e Obiliqit.

Bekteshi angazhohet për forcimin e institucioneve, zhvillimin e komunitetit dhe krijimin e mundësive më të mira për qytetarët./GazetaInfokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera