Sport

Me një gol të shënuar në fund të takimit përfundon ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 07 April 2021

Skuadra e Llapit pasditen e së mërkurës e ka arritur fitoren më të rëndësishme në vitet të fundit, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët e kanë mposhtur në udhëtim Prishtinën me rezultat 1-2, në duelin e parë të vlefshëm për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, serinë e golave për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina e hapi sulmuesi Ahmed Januzi, në minutën e 6’.

-Advertisement-

Deri në fund të pjesës së pari Llapi pati edhe dy raste të mira për gol, kurse ‘bardhekaltërit’ nuk treguan asgjë në 45 minutat e parë.

Skuadra nga Podujeva e nisi mbarë edhe pjesën e dytë dhe në minutën e 59’ e dyfishuan epërsinë 2-0 me golin e Ahmed Januzit, për të cilin ishte goli i dytë personal në këtë ndeshje.

Se llapjanët kishin udhëtuar për fitore u dëshmua në minutën e 62’, ku Kushtrim Shabani, realizoi një supergol për shifrat 3-0.

Prishtina u rikthye në ndeshje në minutën e 66’ me golin e shënuar nga Albin Prapashtica, kurse për rezultatin përfundimtar 2-3 për kryeqytetasit realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e 91’.

Ndeshja kthyese mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet pas dy jave në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera