Lajme

Me nga 500 euro për hektarë Ministria e Bujqësisë mbështet prodhimin organik

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 13 December 2019

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural ka prezantuar para fermerëve të Kosovës mbështetjen e kësaj ministrie për bujqësinë organike.

Në një punëtori të organizuar nga Njësia për të Drejtat e  Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në koordinim me Departamentin e Prodhimtarisë Bujqësore dhe Tregtisë në MBPZHR kanë marrë pjesë fermerë nga rajone të ndryshme të Kosovës.

Aty u theksua se Ministria e Bujqësisë me 500 euro për hektarë do të mbështesë sipërfaqet që kultivojnë prodhime organike, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Koordinatorja e NjDNj-së në MBPZHR, Emine Kelmendi ka theksuar se objekti strategjik i ministrisë  është garantimi i rritjes së sasisë dhe cilësisë të prodhimit organik.

E gjithë kjo sipas saj me qëllim të garantimit të cilësisë së jetesës për konsumatorin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera