Sport

Më në fund sqarohet pse nuk po luan Xherdan Shaqiri, Jurgen Klopp sqaron gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 18 April 2019

Edhe në Ligën e Kampionëve, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk kishte një vend të rezervuar për Xherdan Shaqirin.

Trajneri gjerman nuk dëshiron të flasë për këtë situatë, por se e ka pranuar që është i lumtur që e ka mesfushorin nga Kosova në skuadrën e tij.

Liverpooli zhvilloi mbrëmë çerekfinalen e dytë kundër Portos në Ligën e Kampionëve në “Estadio do Drago”, ku fitoi me rezultat 4:1 për t’u kualifikuar tutje, shkruan Zëri.

-Advertisement-

Ndërkaq, Klopp kishte bërë rotacion në formacion, ku kishte pushuar Naby Keita, Jordan Henderson dhe Roberto Firminon.

Pavarsisht kësaj, Klopp nuk vendosi të startojë me Shaqirin, madje nuk e inkuadroi gjilanasin as nga pjesa e dytë.

Por, pas ndeshjes, mediumi zviceran “SRF” e kishte pyetur Kloppin se pse Shaqiri nuk është duke luajtur mjaftueshëm.

“Jo, jo, gjithçka është në rregull”, tha ‘timonieri’ i Liverpoolit.

“Si trajner, nuk dua të flas për këtë, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi lojtarë cilësor këtu”, vlerësoi trajneri gjerman.

Që prej mesit të muajit shkurt, 27-vjeçari nuk ka startuar, duke luajtur pak minuta në disa ndeshje vetëm nga pjesa e dytë.

Por, Klopp është tejet i lumtur që e ka Shaqirin në skuadër.

“Shaqiri ka pasur disa probleme me lëndimet, por tani ai është në top-formë. Ai na ka ndihmuar shumë neve dhe ne do ta ndihmojmë, gjithashtu. Jam i kënaqur që e kam atë në skuadër”, tha Jurgen Klopp në mes të tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera