Lajme

“Më në fund, shteti barbar ra”, Macron i gëzohet rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 08 December 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron i është gëzuar lajmit për rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad të dielën.

Ai tha se Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme.

“Shteti barbar ka rënë. Më në fund. I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet”, tha Macron në një postim në X. “Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera