Sport

Më në fund rikthehet Xherdan Shaqiri

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 19 November 2019

Xherdan Shaqiri është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën e Liverpoolit, pas një kohe të gjatë jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Anësori nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës, raporton Gazeta Express.

Shaqiri mbeti jashtë që prej muajt shtator për shkak të dëmtimit të kofshës. Klopp pati sugjeruar se riaftësimi i Shaqirit po zgjaste kaq shumë për shkak se ai ka shumë muskujt në këmbë.

-Advertisement-

Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje tamam në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë.

Shaqiri do të shpresojë se do të grumbullohet nga trajneri gjerman për këtë ndeshje në Londër.

Me Mohamed Salah në dyshim të madh për shkak të lëndimit të vazhdueshëm me nyjën e këmbës, Shaqiri mund të jetë opsion i dobishëm për Liverpoolin, qoftë si titullar apo zëvendësues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera