Lajme

Më në fund reagon Qeveria e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 16 May 2021

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, kësisoj numri i viktimave po vazhdon të rritet.

Derisa shtete të ndryshme kanë kritikuar Izraelin për konfliktin me palestinezët, nga Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i kane dal në mbrojtje Izraelit.

Nga kjo ministri përmes një postimi në Twitter kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketat e qëlluara mbi civilët nga Hamasi, raporton Express.

-Advertisement-

“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera