Më në fund një lajm i mirë! Vaksina e koronavirusit del në vjeshtë
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 06 April 2020
Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona.
Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane ”Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike.
”Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë.”
Me mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën”, u shpreh ai.
Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse, shtoi me tej, duke theksuar se në një repart ekzistues mund të prodhohen ”në vit 200-400 milionë doza vaksine” kundër Covid 19.
Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar.
CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit.
Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion.
“Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën.
Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive./tch/
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...