Më në fund një lajm i mirë nga Qeveria Kurti, kumtohet nga ministrja Hajdari
Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 03 June 2022
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një postimi në Facebook, ka kumtuar një lajm të mirë, duke treguar se së bashku me Kryeministrin Kurti, Zv. Kryeministrin Bislimi dhe drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës, kanë pritur delegacionin e “LIDL” GmbH & Co KG, si kompani e njohur e dyqaneve ushqimore.
“Sot kishim nderin që së bashku me Kryeministrin Kurti, Zv. Kryeministrin Bislimi, drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës dhe kolegë tjerë, të presim delegacionin e kompanisë “LIDL” GmbH & Co KG, si kompani e mirënjohur me zingjirin , me të madh të dyqaneve ushqimore në botë, e themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës, ka shkruar Hajdari.
Ajo ka thënë se janë zotuar se do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyrë LIDL në Kosovë duke shtuar se është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.
“Me delegacionin e kompanisë “LIDL” u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.”
Ajo ka shtuar se me delegacionin e LIDL kanë viztuar tri lokacionet strategjike të propozuara nga KIESA të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.
“Me delegacionin e kompanisë LIDL, vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “LIDL” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë ”LIDL” dhe exporte në botë”.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë vizitës në ShBA nuk pati takime të nivelit të lartë me zyrtarët e administratës amerikane, kështu duke mos i sjellur lajme të mira Kosovës dhe për këtë mori kritika të shumta.
Të tjera
-
Lushtaku Haradinajt: Koha kur partitë e vogla e shihnin si dhuratë karrigen e Kryeministrit ka përfunduar, me Bedri Hamzën ndryshimi i vërtetë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj d...
-
“Më ka dërgu tek familja jeme dhe ..:, vrạsja e trefishtë në Gllogjan, deklarohet bashkëshortja e njërit të akuzuar
Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të...
-
Biografi: Ky është Haxhi Ibishi doktori i mirënjohur kosovar që garon në listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
Në një takim të mbajtur dje në Klinë me qytetarë dhe struktura të Aleancës pë...
-
Sa kushton blerja e një banese në Prishtinë – çmimet mesatare për metër katror nëpër lagjet e kryeqytetit
Endrit Pllashniku, analist i të dhënave, ka publikuar një infografikë me çmim...
-
Hamza: Asistenca për familjet në skemë sociale do të rritet për 50 për qind
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, së ...
-
21 vjeçari nga Malisheva vdẹs tragjikisht në një aksident trafiku në Itali
21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti ...
-
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botër...
-
“Po pritoj me fol për autostradë” – PSD vendosë grafite me fotografinë e Liburn Aliut në magjistralen Gjilan – Prishtinë
Partia Socialdemokrate ka vendosur disa grafite në magjistralen Gjilan – Pris...
-
Largohen me rrënjë pishat shumëvjeçare tek Teatri Kombëtar
Objekti i Teatrit të Kosovës tash e disa muaj është në procesin e renovimit. ...
-
Sokol Dobruna ftohet si dëshmitar nga Specialja
Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, të ...
-
Dorasi dhe viktimat në Klinë, ishin shokë klase
Klina është tronditur mbrëmjen e së mërkurës. Një burrë vrau me armë zjarr...
-
Kurti: Populli ynë nuk e harron mbështetjen e Belgjikës në ditët e vështira
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e or...