Lajme

Më në fund, ja kur do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, mos parkoni veturat për dy ditë!

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 11 October 2021

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër e pasnesër do të fillojë asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”.

Në njoftimin e komunës bëhet thirrje që mos të parkohen veturat aty për dy ditë.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë.

-Advertisement-

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera