Sport

Me në fund flet Mirel Josa

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 24 May 2019

Trajneri i skuadrës se Prishtinës, Mirel Josa ka falur me në fund pas ndeshjes vendimtare me Feronikelin, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka uruar Feronieklit për titullin kampion dhe është ndarë i kënaqur me futbollistët e tij.

Më poshtë keni deklaratën e Josës:

-Advertisement-

“Jam i kënaqur me ekipin, me sezonin, me djemtë me të gjithë. Më vjen keq që nuk ia dolëm dot të fitonim titullin dhe të kënaqnim tifozërinë. Dua të them që skuadra tregoi lojë të mirë, e mbajti stresin, ishte e përpiktë, por në fund nuk ia doli, edhe pse luftoi në çdo sekondë. Nga ana tjetër, dua të uroj Feronikelin për titullin. E meritoi që të dilte kampion, sepse fitoi në fushë”, theksoi Josa për Panorama Sport.

“Unë, nga ana tjetër, jam krenar për lojtarët e mi, të cilët bënë gjithçka të dilnin kampionë edhe këtë vit. Ndonjëherë fati nuk është me ty apo me skuadrën, por unë them se kemi bërë një kampionat shumë të mirë”, përfundoi Josa.

Ai ka kontratë me Prishtinën edhe për dy vite, por e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera