Lajme

Më në fund edhe Kurti me një batutë në llogari të Jahja Kokës

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 12 April 2022

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili pati kritika për politikën e jashtme të Qeverisë.

Ndër të tjera, Hoxhaj tha se tani Kosova ka një mundësi për ndryshim të qasjes në politikë të jashtme, duke e përshkruar këtë si “hapje qielli” dhe pastaj rekomandoi që diplomacia kosovare të orientohet drejt një “ylli polar”.

“Meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare, e cila është për Kosovën një kohë e mundshme e vetmisë, izolimit, por e cila mund të jetë për Kosovën një mundësi shumë e madhe. Ne e kemi ftuar kryeministrin sot për të na treguar se çka do të bëjë për këtë mundësinë e madhe, në këtë dritare të re që ofrohet. E di që shumica e jush jeni me ramazan, tek myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli. Njëherë hapet. Ka mundësin që qielli është hapur dhe unë po pres prej kryeministrit të del dhe na tregojë se çka me bë. Krishterët thonë me u kryqëzu yjet, prandaj ju kisha ftuar të diskutojmë për këto tema. Pa busullë, pa yll polar s’ka politikë të jashtme”, ka thënë Hoxha në foltoren e Kuvendit.

-Advertisement-

Kurti tha se qeverisja e tij karakterizohet me dinjitet në përfaqësim jashtë vendit dhe strukturim të brendshëm në ministrinë përkatëse.

“Ne konsiderojmë që barazia arrihet pikërisht nëpërmjet përfaqësimit të dinjitetshëm dhe këtë gjë e kemi bërë. Orientimt tona gjeopolitike dhe vlerërore tanimë dihen dhe për këtë mund të përsëritemi, por s’është e nevojshme. Sa për atë “u hap qielli”, “u mbyll qielli”, “ylli polar”, unë nuk i di, po e ftoj profesor Jahja Kokën t’ju përgjigjet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera