Lajme

“Më në fund disa deputetë të LVV-së do të kenë me çka të merren, të mbushin ujë me rend”

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 25 November 2021

Aktivisti social-demokrat, Nol Nushi, ka komentuar veprimin e sotëm të disa deputetëve të Vetëvendosjes të kryesuar nga Fitore Pacolli që proklamuan se do të pinin ujë në gota të qelqit për të ruajtur ambientin.

Ai është tallur me shumicën dërrmuese të deputetëve të Vetëvendosjes, për të cilat thotë se janë “thjesht makina votimi e nuk bëjnë asnjë punë tjetër.”

Cilësia e deputetëve të Vetëvendosjes, por jo vetëm, është problematizuar edhe nga shumë opinionistë të tjerë në vend.

-Advertisement-

Nushi është tallur se tash puna që mund të bëjnë është “të mbushin shishen me rotacion”.

Statusi i plotë:

Shume mire per keta deputete. Shumica derrmuese e tyre jane thjeshte makina votimi e nuk bejne asnje pune tjeter.

Tash bile mujne me shku me mushe shishen me rotacion. Edhepse ka me ju dale komplikim se qifti i Dimal Bashes e pin direkt prej shishes…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera