Me nderime të larta u varros Halil Berisha – Plaku
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/12/DSC_04591-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 26 December 2022
Me rastin e vdekjes së ish luftëtarit të UÇK-së, atdhetarit dhe plakut të urët, Halil (Haxhi) Berisha, i njohur si “Plaku”, nga fshati Bardh i Komunës së Malishevës, është mbajtur një mbledhje komemorative, ku është kujtuar dhe është vlerësuar lartë me për veprimtarin e tij. Më pas, me nderime është varrosur në varrezat në Kleçkë.
Në mbledhjen komemorative, në mesin e atyre që folën për jetën dhe veprën e Halil Berishës, ishte edhe Fatmir Limaj, komandant Çeliku, i cili në cilësinë e bashkëluftëtarit, tha se “Halil Berisha, ka qenë simbolika e trashëgimisë së kësaj treve pasi i ka pasur të gjitha virtytet, trimërinë, bujarinë, mikëpritjen dhe guximin “.
Ndërsa i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke folur për jetën dhe veprimtarin e Halil Berishës, tha se “ka qenë një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe ne sot kemi humbur një njeri të madh, që i ka dhënë shumë vendit. Baca Lilë, do të na mungoj të gjithëve. Ka qenë njeri i luftës dhe i paqes”, tha mes tjerash kryetari Kastrati.
Në emër të OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, e ka vlerësuar si një patriot e atdhetar të madh. “Jemi krenar që e patëm në mesin tonë”.
Ndërsa bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i orëve të para të përpjekjeve për liri, Habib Paçarizi, ka evokuar kujtime për veprimtarin e Halil Berishës, “nga vitet e’80-ta, pastaj në vitin 1996, kur kanë kryer aksionet e para kundër stacioneve policore, pastaj në luftën e UÇK-së, ku edhe shtëpia e tij ka qenë një bazë e sigurt e luftës, në TMK, e deri në ditët e sotme, nuk është ndalur duke punuar e kontribuar për vendin, përfshi edhe kontributin e tij në letërsi, pasi ka lënë pas vetës dy vepra të botuara e shumë dorëshkrime”.
Në fund, të pranishmit në këtë komemoracion, i ka falënderuar djali i tij Haxhi Halil Berisha.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/12/Portal-Lajm.png)
Të tjera
-
Handikosi me letër-zotim për kandidatët për kryeministër, ja kërkesat
Organizata Handikos ka dërguar një letër-zotimi tek kandidatët për kryeminist...
-
“Nëse edhe ti beson se ata që na shërbejnë meritojnë më shumë, voto numrin 27”- Besa Kabashi, me mesazh të jashtëzakonshëm për qytetarët
Ekspertja e sigurisë dhe njëherit edhe kandidate për deputete e Partisë Demok...
-
Sụlm fizik në Pejë, i dyshuari arrestohet pas tentativës për t’u arratisur
Të martën rreth orës 21:10 një person në Pejë ka njoftuar policinë se pas një...
-
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka thënë se është ratifikuar mar...
-
eKosova lëshon dy shërbime të reja, ka të bëjë me llogaritë bankare
eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime të reja online. Në bashkëpunim me...
-
Në Veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë
Në rajonin Veri arritën 117 policë të rinj. Bëhet fjalë për gjeneratën e re t...
-
Kolgeci: Edhe banorët e fshatit Grejçevc, janë të gatshëm dhe të angazhuar për ndryshimet që po vijnë me datën 9 shkurt
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 91, Selman ...
-
Musliu: Gjilani fantastik në çdo dimension! Faleminderit nga zemra
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
Dy të arrestuar për drọgë, thịkë e bọks hẹkuri në Drenas
Dy persona janë arrestuar në Drenas për shkak se gjatë kontrollit u janë gjet...
-
Një polic goditet qëllimisht me veturë nga një burrë në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti fillimisht nuk e kish...
-
Osmani reagon pas sulmit me 11 të vdekur në një shkollë të Suedisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në nj...
-
Osmani sot në Departament të Shtetit, Presidenca s’paralajmëroi asgjë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të l...