Lajme

Me moton `Mbrojtje për vajza dhe gratë`, sot protestohet në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 31 August 2022

Sot do të organizohet një protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit seksual ndaj një të mitura 11 vjeçare.

Protesta është organizuar nga Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në ora 12:00.

-Advertisement-

Sipas kësaj organizate ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden.

“Në Kosovë, rrugët, parqet, sheshet, dhomat e shtëpisë, hapësirat e shkollës a punës janë shpesh edhe vende krimi. Aty vajzat e gratë ngacmohen, dhunohen e vriten. E shteti e shoqëria, përtej sensacionit, heshtin. E kjo heshtje po ua merr sigurinë dhe jetën vajzave e grave”, thuhet, mes tjerash, në njoftim.

Duke kritikuar organet institucionet vendore në paaftësinë e tyre në mbrojtjen e vajzave dhe grave, kjo organizatë fton qytetarët t’i bashkohen protestës së tyre, me kërkesat për mbrojtje më të sigurt, pastaj trajtimi i drejtë i rasteve të dhunës ndaj grave, duke kërkuar dënime më meritore ndaj dhunuesve, si dhe legalizimin e përdorimit të gazit irritues për vetëmbrojtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera