Sport

Me moton “JEMI NJË” klubi i Prishtinës ndihmon Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 27 November 2019

Shqipëria mëngjesin e së martë është tronditur nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.4, shkruan Gazeta inFokus.

Si pasojë e këtij tërmeti deri me tani kanë mbetur të vdekur 31 persona, ndërsa afër 700 janë të lënduar.

Kosovarët gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë vazhduar të mbledhin ndihma të shumta për të gjithë të prekurit nga ky tërmet.

-Advertisement-

Kësisoj sot edhe klubi i Prishtinës ka ndihmuar me 30 pako ushqimore në vlerë 1.000 euro me mesazhin ‘JEMI NJË’.

Më poshtë keni postimin e klubit bardhekaltër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera