Rajoni dhe Bota

“Më mirë të ndalohet se të bjerë në duart e SHBA-së”, CNN: Kina nuk lëshon TikTok-un!

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 23 March 2023

Gati tre vjet pasi administrata Trump kërcënoi se do të ndalonte TikTok nëse pronari i tij kinez nuk do t’ua shiste kompaninë investitorëve amerikanë, aplikacioni i famshëm kinez përballet sërish me një kërcënim ekzistencial.

Kreu ekzekutivi I tij, Shou Zi Chew do të dalë përpara ligjvënësve amerikanë, shumë prej të cilëve duan që platforma popullore e ndarjes së videove të ndalohet në SHBA për shkak të rrezikut që paraqet sipas tyre për sigurinë kombëtare.

Tani, zërat për shitje po rriten sërish. Sipas analistëve dhe ekspertëve ligjorë, kjo zor se mund të arrihet. Jo vetëm për arsyen se qeveria kineze e sheh teknologjinë e TikTok si mjaft sensitive dhe që prej 2020-tës ka ndërmarrë hapa për t’u siguruar se mund të vërë veton ndaj çdo shitje nga pronari i saj në Pekin, ByteDance, por edhe për rëndësinë e madhe që ka fakti se kush i zotëron çelësat e algoritmeve të TikTok dhe sasinë e madhe të të dhënave të mbledhura nga 150 milionë njerëzit në Shtetet e Bashkuara që përdorin aplikacionin çdo muaj.

-Advertisement-

Ekzekutivi kinez konsideron se disa teknologji të avancuara, përfshirë algoritmet e rekomandimit të përmbajtjes, janë kritike për interesat kombëtare, thotë CNN. Algoritmet e TikTok e bëjnë atë vërtet unik për sa i përket mbledhjes së të dhënave dhe analitikës strategjike, e për këtë arsye, sipas ekspertëve, vështirë që Pekini ta lejojë atë të bjerë në duart e SHBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera