Lajme

“Më mirë të mos bëhet qeveria fare se të bëhet një qeveri që e shuan shpresën”

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 10 January 2020

Njohësi i çështjeve politike në vend, Behlul Beqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Beqaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se roli aktual i presidentit është si ai e sheh politikën e jo unifikues e objektiv.

“Mandatari i ardhshëm nuk ka obligime juridike që t’i përgjigjet presidentit dhe ti jep atij një emër, por nuk përjashtohet nevoja imediate për të formuara institucionet”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se shpresën e madhe për ndryshim që e kanë pasur qytetarët po e tresin LDK dhe VV.

Megjithatë analisti thotë se nuk mund ta fajësojë Vetëvendosjen pse heziton të nxitojë në formimin e një qeverie që nuk do të ishte e mirë.

“Më mirë të mos bëhet qeveria fare se të bëhet një qeveri që edhe atë pak shpresë e zhduk dhe që ne më nuk do të kemi mundësi që të kërkojmë alternativa të reja”.

Beqaj thotë se nuk mund të flitet për ndryshim kur LDK me ngulm kërkon që të bëjë president njerëzit e saj partiak.

“Kjo i përngjan qeverive të shtetit të kapur”.

Beqaj thotë se edhe nëse shkohet në koalicion, nuk mund të ketë ndryshim nëse ministrat e LDK-së shkojnë me logjikën e shtetit të kapur.

“Në LDK ka mjaft njerëz që kanë ndikuar në politikat e shtetit të kapur”.

Profesori i shkencave politike thotë se Isa Mustafa po mundohet ta fusë në kurth Albin Kurtin ashtu siç ai ra vet në kurthin e Hashim Thaçit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera