Më mirë të jesh prind i rreptë apo tolerantë?
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 25 September 2024
Gënjeshtra e parë e fëmijës tregon që ai është i aftë të mendojë i pavarur nga prindërit ! Gënjeshtrat e para quhen “të bardha” dhe prindërit argëtohen në kësi rastesh, por nëse këto të fundit thuhen vend e pa vend, prindërit duhet të shqetësohen!
Sjelljet e caktuara vendosin fëmijën në situata të caktuara dhe frika është ndjesia kryesore që shtyn një fëmijë të fshehë të vërtetën. Sipas piskologëve dhe ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre. Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën.
Sipas hulumtimeve nga Victoria Talwar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shmangur dënimin e prindërve. Sipas Independent, Talwar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar.
Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa pasur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim asnjë nuk tha veçse të vërtetën. Në një intervistë me BBC Radio 4, psikoterapistja Philippa Perry ka sqaruar se prindërit e rreptë në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm. Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt “, fëmija nuk do të ndihet i sigurt dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij. Nuk duhen fajësuar vetëm fëmijët, sepse pandershmëria e tyre është një “situatë e bashkë-krijuar”.
Të tjera
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...