Lajme

“Me më të mirën ministre të drejtësisë” – Tomë Gashi publikon fotografi me Albulena Haxhiun para nisjes për intervistim

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 23 July 2024

Përkrahësi publik i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, është angazhuar si avokat i ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, në intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale.

Avokati Gashi ka publikuar një fotografi me Haxhiu, para nisjes për intervistim

“Me Albulenën, me më të mirën Ministre të Drejtësisë”, ka shkruajtur Gashi në postimin të cilit ia ka bashkangjitur edhe dy fotografi.

-Advertisement-

Vet Haxhiu është deklaruar pas intervistimit.

Ajo ka thënë se dikujt në Prokurorinë Speciale po i pengon puna e Qeverisë, prandaj sipas saj edhe po lëshohen autorizime për intervistim të saj.

“Ne e kemi për obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi. Duket se kjo po i pengon dhe Prokuroria Speciale po tenton që të më pengoj në punën time. E keni parë që në vazhdimësi, çfarëdo deklarate që e kam dhënë ata kanë bërë autorizim për policinë që të marrin deklaratën time si dëshmitare. Edhe më herët, por edhe sot para Prokurorisë, kam shprehur fenomenin që ekzsiton në institucionet e derjtësisë,për t’u takuar për cështje të ndryshme që nuk ndërlidhen me mandatin tonë”, ka thënë Haxhiu pasi përfundoi intervistimin. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera