Lajme

Me mbi 1,400 vota diferencë, Zenun Elezaj deklason PDK-në në Klinë

Autori: Islam Morina 20:58 | 14 November 2021

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, tashmë kur janë numëruar 100% e votave në Klinë, Zenun Elezaj i AAK-së del fitues i këtyre zgjedhjeve për kryetar komune me 55.11% të votave.

Ndërsa kandidati nga PDK-ja, Esat Raci i ka humbur zgjedhjet duke marrë kështu vetëm 44.89% të votave të përgjithëshme, shkruan Gazeta Infokus.

Dallimi përfundimtarë në vota mes këtyre kandidatëve është 1,462 vota që ka marrë më shumë Zenun Elezaj i PDK-së.

Kujtojmë se ky rezultat nuk përfshinë vota me kusht dhe ato me postë./Gazeta Infokus.

Të tjera