Lajme

Me master por nuk gjeti punë në shtet, njihuni me gruan nga Deçani që krijoi biznes me bletë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 28 May 2022

Jehona Abdullahu Dabiqaj, nga Prilepi i Deçanit, ka vite që udhëheq një biznes familjar me qindra koshere me bletë.

E diplomuar për Menaxhim dhe Teknologji, Jehona nuk ka arritur të gjejë punë si mësimdhënëse, përkundër përpjekjeve të saj.

Sot, u bën thirrje edhe grave të tjera pa punë që ta shqyrtojnë bletarinë si mundësi fitimprurëse për familjet e tyre.

-Advertisement-

“Jam nënë e dy fëmijëve dhe meqenëse unë jam femër dhe biznesi i bletarisë kërkon pak fuqinë e mashkullit, është pak e vështirë që ne, si femra, të merremi me bletari. Por, në pamundësi për t’u punësuar në punë të shtetit- edhe pse e kam masterin e përfunduar – kam filluar të merrem me biznesin familjar, biznesin e bletarisë”, thotë Jehona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera