Lajme

Me maskë kundragaz, Sali Berisha hyn brenda selisë së PD

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 08 January 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha me maskë kundragazi, është futur brenda selisë së Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit e tij.

Situata është kaotike në PD, teksa mbështetësit e ish-kryeministrit po thyejnë xhama, dyer e dritare, si dhe po përdorin edhe shkallë për të hyrë brenda selisë, në katin e parë e të dytë.

Ndërkohë në ambientet e PD është hedhur gaz për të shpërndarë protestuesit./opinion/

Të tjera