Lajme

Me masa mbrojtëse fillon dëshminë dëshmitari 69-të

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 30 May 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë tij, dëshmitarit të 69-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është me masa mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurori Cezari Mihalçuk i cili tka theksuar se dëshmitar së bashku me vëllain e tij është arrestuar në një vend pranë Prishtinës nga persona të cilët kanë mbajtur fasha krahu të UÇK-së të cilët më pas i keqtrajtuar.

“Dëshmitari 01336 bashkë me të vëllain u arrestuan më 14 qershor 1999 në një vend pranë Prishtinës nga një grup personave të armatosur që mbanin disa fasha krahu të UÇK-së. Të dy këta burra i lidhen, ua lidhën sytë, i rrahën dhe i quan në një shtëpi aty pran ku i keqtrajtuan. Më pas, i quan në një shtëpi tjetër që nuk ishte shumë larg nga vendi i mëparshëm dhe i vendosen në bodrumin e asaj shtëpie. Shkurtimisht, më pas atje quan një viktimë të tretë. Të tre burrat i morën në pyetje dhe i rrahën”, ka theksuar prokurori gjatë leximit të përmbledhjes.

-Advertisement-

Prokurori ka thënë se dëshmitari së bashku me dy të ndaluarit e tjerë kishte arritur të arratiset dhe kishin kërkuar ndihmë nga KFOR-i.

“Më 15 qershor 1999, pasi i kishin rrahur për shumë orë, dëshmitari me numër bashkë me dy të ndaluarit e tjerë arritën të arratiseshin dhe kërkuan ndihmë nga KFOR-i”, ka thënë prokurori.

Prokurori kërkoi që të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna pranë autoriteteve të drejtësisë së bashku me materialet përcjellëse të pranohen si prova materiale, gjë e cila është aprovuar nga kryetari i trupit gjykues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera