Lajme

Me lot në sy dorëhiqet kryeministrja britanike Theresa May

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 24 May 2019

Tereza Mej ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe dhe nga drejtimi i partisë së saj. Me lot në sy ajo u shpreh se i kishte shërbyer vendit që donte dhe se tashmë i takon pasardhësit të saj të nxjerrë përfundimisht vendin nga Bashkimi Europian.

Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se do të largohet nga posti i saj në 7 qershor. Sipas burimeve të qeverisë për BBC, Mej do të përgatisë dhe një kalendar për nisjen e procedurave për emërimin e pasardhësit të saj.

Gjë që do të ndodhë në 10 qershor pas vizitës në Mbretërinë e Bashkuar të presidentit amerikan Donald Tramp, në program për 3 qershor. Mes lotëve ajo u shpreh para gazetarëve se i kishtë shërbyer vendit që donte.
“Më vjen shumë keq dhe do më mbesë peng që nuk arrita të çoj deri në fund procedurat e Brexit,” theksoi Mej uke shtuar se tashmë do i takojë liderit të ri detyra për të gjetur një marrëveshje, e cila do të nxirrte vendin nga Bashkimi Europian. Mej u shpreh se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse deputetët do të binden të arrijnë një marrëveshje.
“Bëra të pamundurën për të bindur deputetët që të mbështesnin atë marrëveshje e për fat të keq nuk isha e aftë për ta bërë. Dhe pse u përpoqa tre herë,” tha ajo
Para se të kthehej në zyrat e saj në Dauning Strit Mej u shpreh krenare që kishte qenë kryeministrja e dytë femër e Mbretërisë së Bashkuar pas Margaret Theçer.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera